Qeveria Meloni: E treta më jetëgjatë në Itali që nga 1946

Qeveria Meloni afrohet pranë rekordeve të Berluskonit: E treta më jetëgjatë në Itali që nga viti 1946

Qeveria drejtuar nga Giorgia Meloni renditet e treta në historinë e Republikës Italiane për sa i përket jetëgjatësisë.

Me 1,093 ditë në detyrë, që nga betimi i saj më 22 tetor 2022, kohëzgjatja e qeverisë aktuale është e barabartë me atë të qeverisë Craxi (4 gusht 1983 – 1 gusht 1986).

Dy vendet e para të kësaj renditjeje mbahen nga dy nga katër qeveritë e Silvio Berluskonit:

  • Berlusconi II mban rekordin absolut për mandatin më të gjatë, me 1,412 ditë në detyrë (11 qershor 2001 – 23 prill 2005).
  • Berlusconi IV renditet i dyti, me 1,287 ditë (8 maj 2008 – 16 nëntor 2011).

Kjo analizë tregon se qeveritë me shërbimin më të gjatë në gati 80 vjet të historisë republikane janë të gjitha të qendrës së djathtë.

Nga ana tjetër, qeveria e qendrës së majtë me jetëgjatësinë më të madhe është ajo e drejtuar nga Matteo Renzi (22 shkurt 2014 – 12 dhjetor 2016), e cila renditet e pesta, me 1,024 ditë.

Përsa i përket renditjes së Kryeministrave sipas kohëzgjatjes së përgjithshme të mandateve të tyre, Giorgia Meloni renditet e nënta. Në krye të kësaj liste qëndron Silvio Berlusconi (3,339 ditë), i ndjekur nga Giulio Andreotti (2,219 ditë), Alcide De Gasperi (2,458 ditë), Aldo Moro (2,279 ditë), Amintore Fanfani (1,659 ditë), Romano Prodi (1,608 ditë), Bettino Craxi (1,353 ditë) dhe Mariano Rumor (1,104 ditë).

Scroll to Top