Qeveria ul akcizën e karburanteve & ngre Bord Transparencë

LAJM I FUNDIT: Qeveria ngre Bordin e Transparencës dhe ul me 8 lekë akcizën për karburantet

Qeveria ka vendosur të ri-ngrejë Bordin e Transparencës për karburantet. Këtë lajm e konfirmoi ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në një intervistë për emisionin “Top Story” në TCH.

Edhe pse mohoi të kishte pasur spekulim me çmimet, Ibrahimaj theksoi se pas një takimi të gjatë të zhvilluar në kryeministri, ku morën pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe asaj të Infrastrukturës, u vendos ringritja e Bordit të Transparencës.

“Do të marrim masat ligjore për ta ringritur, pasi ai ngrihet me anë të një vendimi të Këshillit të Ministrave”, tha ministrja.

Ajo gjithashtu bëri të ditur se është vendosur ulja e akcizës për karburantet, duke e reduktuar atë në nivelin 20%. Sipas Ibrahimajt, aktualisht akciza për karburantet është 39.6 lekë për litër dhe do të zbresë në 31.68 lekë për litër. Kjo do të sjellë një ulje të menjëhershme me 8 lekë për litër të naftës dhe benzinës.

Të enjten, nafta arriti çmimin 214 lekë për litër, duke pësuar një rritje prej gati 20 lekësh për litër breInom 20 orësh.

Scroll to Top