Qeveria ul akcizën, rikthehet Bordi i Transparencës

Qeveria rikthen Bordin e Transparencës, ndërsa akciza ulet në 20%

Agjencia për Media dhe Informim ka njoftuar se pas analizës së situatës në treg dhe ndikimit të zhvillimeve në Lindjen e Mesme, Këshilli i Ministrave do të marrë masa konkrete për stabilizimin e çmimeve të karburanteve.

Këto masa synojnë mbrojtjen e qytetarëve nga abuzimet në treg, duke vendosur kontroll mbi marzhet e fitimit dhe çmimet tavan.

Sipas vendimit, akciza do të ulet në 20%, me qëllim lehtësimin e qytetarëve dhe uljen e çmimeve të karburanteve.

Bordi do të vendosë:

  • Marzhet e fitimit për shoqëritë e tregtimit të karburanteve: 3 lekë për litër (me shumicë) dhe 12 lekë për litër (me pakicë).
  • Çmimet tavan, duke u bazuar në tregjet ndërkombëtare.

Me anë të këtyre veprimeve, synohet më shumë transparencë dhe kontroll në tregun e karburanteve. Shkeljet do të ndëshkohen deri në pezullim licence.

Scroll to Top