Mar. Kor 17th, 2018

Qeveria vendos subvencionimin e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave vendosi mbështetjen e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë për një periudhë njëvjeçare, në masën 35 552 000 lekë.

Ky fond të përballohet nga buxheti i shtetit për vitin 2018, nga programi buxhetor “Arsimi profesional”, miratuar për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. /j.p/

Lajme nga Vendi – Agjencia Telegrafike Shqiptare