Qipro: Akrotiri nën urdhër evakuimi deri të premten
Ministria e Brendshme e Qipros ka njoftuar se, për shkak të zhvillimeve në luftën e Iranit, situata në Qarkun Bashkiak të Akrotirit do të mbetet nën status evakuimi deri të premten, më 6 mars. Pas kësaj date, situata do të rishikohet bazuar në vlerësimin aktual.
Mediat e huaja raportojnë se banorët e zonave Timi, Anarita dhe Mandria, si dhe banorët e Ormideias, Xylofagos dhe Xylotympos, po informohen në mënyrë proaktive. Kjo bëhet përmes mesazheve të dërguara nga Autoriteteve Vendore në bashkëpunim me Forcën e Mbrojtjes Civile (CivilDefenceCy), të cilat ofrojnë informacion rreth pikave të caktuara për strehimin e tyre të përkohshëm, në rast se vendoset evakuimi i plotë i zonave.
Gjithashtu, është kryer një kontakt me Udhëheqësin e Komunitetit të Pylës për të informuar banorët e këtij komuniteti.
Ekipet e Mbrojtjes Civile po vazhdojnë patrullimin në zonën e Akrotirit dhe në të njëjtën kohë janë në kontakt me banorët që janë evakuuar nga banesat e tyre, për t’u ofruar ndihmë dhe udhëzime.
