Qipro nën kërcënimin e raketave iraniane: Macron koordinon vendosjen ushtarake në ishull me Melonin dhe Mitsotakis
Presidenti francez, Emmanuel Macron, zhvilloi bisedime me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, dhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, për të koordinuar dërgimin e kapaciteteve ushtarake në Qipro. Tre udhëheqësit shprehën gjithashtu dakordimin për të “punuar së bashku për të garantuar lirinë e lundrimit në Detin e Kuq”, sipas një burimi.
Franca, Italia dhe Greqia marrin pjesë në Operacionin Aspides, i cili ka për qëllim të sigurojë kalimin e anijeve tregtare në Detin e Kuq. Italia dhe Franca marrin pjesë gjithashtu në Operacionin Atalanta kundër piraterisë në Bririn e Afrikës.
