Predhë nga 30 metra, Rabio modest pas golit të parë me Milanin: I bukur, por jo më i rëndësishmi (VIDEO)
Adrien Rabio shënoi mbrëmë golin e tij të parë të sezonit me fanellën e Milanit, një gol spektakolar. Francezi ekzekutoi me të majtën nga rreth 30 metra, duke e dërguar topin pranë këndit të sipërm.
Pas fitores në Torino, mesfushori i kuqezinjve u shpreh:
“Në fillim ishim të dobët, duhet të punojmë për këtë, sepse nuk mund t’i përmbysim gjithmonë situatat në këtë mënyrë. Në pjesën e parë, vendosëm të ishim më agresivë dhe menjëherë pamë një ndryshim në ritëm. Futja në fushë e Pulisiç na ndihmoi shumë. Për sa i përket pjesës tjetër, ishte mirë, sepse duhet të shohim edhe anët pozitive.
Goli? Nuk ishte më i rëndësishmi, por i dha diçka ekipit. Kemi ndryshuar. Ishte një gol i bukur, i cili na solli tre pikët. Herë pas here ke nevojë për një lojtar që ndryshon rrjedhën e lojës,” tha ai me modesti.
