Nga golat te spektakli dhe paraqitjet brilante “alla Mesi”, Rafinja është rikthyer në ditët e tij më të mira
Rafinja ka shkëlqyer pikërisht në momentin më vendimtar, në Ligën e Kampioneve. Pas paraqitjes mbresëlënëse kundër Seviljes, ku shënoi tre herë, sulmuesi brazilian ishte protagonist absolut në fitoren historike kundër Njukasëll, duke kontribuar në katër nga shtatë golat e shënuar dhe duke e udhëhequr Barcelonën drejt çerekfinales.
Shkëlqimi i tij në fushë, të kujton performancat e Leo Mesi në të kaluarën, në këtë kompeticion të madh evropian. Barcelona shënoi shtatë gola kundër Njukasëll, dhe në statistikë, asnjë lojtar i Barçës nuk kishte qenë kaq i përfshirë në kaq shumë gola brenda një ndeshjeje, si braziliani kundër skuadrës angleze, shtatë vite më parë.
Në një ndeshje Barcelona-Lion, gjithashtu në fazën e 1/16-ve, Leo Mesi kishte bashkëpunuar në katër nga pesë golat që katalanët shënuan kundër francezëve, në një fitore 5-1, më 13 mars 2019. Pesë ditë më parë, shënohej përvjetori i shtatë i një tjetër shfaqjeje të paharrueshme.
Edhe pse nuk ishte hera e parë, Mesi në katër raste të mëparshme kishte marrë pjesë në katër gola gjatë një dueli në Ligën e Kampionëve. Kundër Lionit, Mesi hapi rezultatin nga pika e penalltisë, shënoi golin e tretë të Barçës dhe asistoi për Pike dhe Dembele për të vulosur fitoren.
Nga ana e tij, Rafinja shënoi golin e parë (1-0), asistoi Fermín për të bërë rezultatin 4-2, dhe realizoi golin e pestë për skuadrën, duke përfituar nga një pasim i gabuar i kundërshtarit.
Rafinja po arrin formën maksimale të sezonit dhe duket se është në garë edhe për çmimin “Topi i Artë”.
