Raketat Iraniane: Hartë e Rrezikut për Ballkanin dhe Europën

Izraeli publikon hartën: Raketat e Iranit mund të godasin të gjithë Ballkanin

Konflikti mes Iranit nga njëra anë dhe Izraelit e SHBA-ve nga ana tjetër, ka arritur deri në kufijtë e Europës. Qipro është goditur disa herë me raketa nga regjimi i Teheranit, për shkak të pranisë së një baze britanike atje, e cila është përdorur edhe nga forcat amerikane. Këtë të mërkurë, NATO ka asgjësuar një raketë e cila ishte lëshuar drejt Turqisë, pasi kishte kaluar nëpër hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë.

Sa larg mund të arrijnë raketat iraniane? Përmes një postimi në platformën X, Ministria e Jashtme e Izraelit ka publikuar një hartë që tregon vendet të cilat mund të preken nga raketat balistike të Iranit.

“Aftësia balistike e Iranit shtrihet përtej Lindjes së Mesme. Regjimi i Ajatollahëve iranianë po kërcënon paqen botërore”, thuhet në njoftimin e ministrisë së jashtme izraelite.

Scroll to Top