E frikshme! Raketë shpërthen pranë gazetarit rus gjatë raportimit në Libanin jugor (VIDEO)
Një video dramatike po qarkullon në rrjetet sociale, duke dokumentuar momentin kur një raketë izraelite bie pranë një gazetari rus ndërsa ai po raportonte në Liban. Sipas agjencisë Russia Today (RT), Steve Sweeney, shefi i byrosë së kanalit televiziv në Liban, dhe kameramani i ekipit të tij, u plagosën në pjesën jugore të vendit. Të dy ndodhen në spital dhe gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme.
Rusia pret reagimin e organizatave ndërkombëtare. Lidhur me incidentin, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka theksuar, siç raportohet nga agjencia ruse e lajmeve TASS, se “Rusia pret reagimin e organizatave ndërkombëtare”.
Ajo shtoi se “Ky sulm nuk mund të karakterizohet si aksidental”.
Postimi origjinal në rrjetet sociale:
- ‼️ CHANCELARIA DA RÚSSIA REAGE A ATAQUE ISRAELENSE QUE ATINGIU CORRESPONDENTE DA RT NO LÍBANO “Dificilmente isso pode ser considerado um feito acidental”, declarou a porta-voz Maria Zakharova. O jornalista Steve Sweeney e seu cinegrafista foram hospitalizados. — RT Brasil (@rtnoticias_br)
