Rama-Balluku: Mbledhje e pazakontë para udhëtimit në Bruksel

Rama mbledh grupin parlamentar para nisjes për në Bruksel, merr pjesë edhe Balluku

Para nisjes për në Bruksel, Kryeministri Edi Rama po zhvillon një mbledhje me grupin parlamentar. Në këtë mbledhje merr pjesë edhe Belinda Balluku, e cila aktualisht është e pezulluar nga postet e zv/kryeministres dhe ministre të Infrastrukturës, duke mbajtur vetëm statusin e deputetes.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, radhën për shqyrtim e ka mbledhja e Komisionit të Mandateve. Ky komision do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Balluku, me qëllim arrestimin e saj.

Ndërkohë, Kryeministri Rama do të niset rreth orës 14:00 drejt Brukselit, ku do të takohet me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Kosta. Fokus kryesor i bisedimeve do të jenë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Scroll to Top