“Zgjodha vajzën, me lejen e babait” A gënjen Rama për mungesën në Bordin e Paqes?
Kryeministri Edi Rama e ka shpjeguar me kujdes mungesën e tij në takimin e Davosit, ku disa nga liderët që kishin pranuar ftesën për formimin e Bordit të Paqes u thirrën nga Donald Trump për të firmosur marrëveshjet përkatëse.
I pyetur në parlament për arsyen e mungesës së tij në Bordin e Paqes, kryeministri Edi Rama u shpreh: “Unë duhet të bëja një zgjedhje, mes përgjigjes ndaj ftesës së babait apo mikpritjes së vajzës, dhe zgjodha vajzën. Dhe natyrisht që vajzën e zgjodha me lejen e babait.”
Megjithatë, vizita e Ivanka Trump në Vlorë mund të jetë thjesht një pretekst për mungesën e Ramës në Bordin e Paqes. Kjo rrjedh nga disa fakte:
- Takimet në Davos kanë nisur prej disa ditësh dhe Rama ka munguar që ditën e parë.
- Entuziazmi i kryeministrit pas marrjes së ftesës për në Bordin e Paqes ishte aq i madh, saqë për asnjë arsye Rama nuk do të mungonte në mbledhjen e Bordit.
- Ekziston edhe deklarata e Trump në Davos, para se të nënshkruante marrëveshjen e Bordit të Paqes, ku tha se nuk i pëlqejnë disa nga liderët e bordit, por i pëlqejnë ata që ishin të pranishëm në Davos.
