Hën. Tet 22nd, 2018

Rama: Financial Times vlerëson sezonin fantastik turistik të Shqipërisë

TIRANE, 9 gusht/ATSH/- Revista prestigjioze “Financial Times” vlerëson se “Shqipëria po përjeton një nga sezonet më të mira turistike“.

Kryeministri Edi Rama uron mirëmëngjesi ndjekësit në facebook me foton e veçantë të Bizës, përzgjedhur nga Financial Times si foto dite.

“MIRËMËNGJES , dhe me këtë foto të veçantë të Bizës, përzgjedhur nga Financial Times si foto dite, përmes së cilës vlerësohet sezoni fantastik turistik i Shqipërisë këtë vit si në bregdet ashtu dhe në zonat e mrekullueshme malore, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Financial Times thekson se Shqipëria po përjeton një nga sezonet më të mira turistike, me turistë që u drejtohen jo vetëm plazheve të Adriatikut dhe të Jonit, por edhe turizmit të aventurës në zonat e paprekura malore.

Vlerësimi i revistës prestigjioze është vlerësimi i radhës nga mediat e huaja për turizmin në Shqipëri.

Qeveria shqiptare ka ndjekur këtë vit një politikë fiskale nxitëse për turizmin elitar dhe agroturizmin për të nxitur turizmin alternativ si një mbështetje e fortë për turizmin klasik të detit. /a.g/

Kategori