Rama: Fitoret nuk na i fal kush, nis puna për 2027

Rama: Fitoret nuk na i fal kush

Gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në njësinë numër 4 të Tiranës, kryeministri Edi Rama iu referua fitores së zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar. Ai theksoi se këto fitore janë rezultat i punës dhe përkushtimit, ndërsa njoftoi se tashmë ka filluar puna për zgjedhjet vendore të vitit 2027.

“Ky është momenti për të filluar punën dhe për të projektuar fitoren e ardhshme vendore. Do të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë se askush tjetër: të nisim nga organizimi dhe energjizimi. Vitin e kaluar morëm një fitore shembullore, me 83 mandate. Duhet ta keni parasysh shumë mirë që këto fitore nuk na i fal kush. Ne jemi forca më e madhe dhe më e organizuar në këtë vend.

Jemi një parti politike që që nga marrja e mandatit të parë, nuk ka folur kurrë vetëm me veten, por gjithmonë është përpjekur të komunikojë me njerëzit dhe t’i kuptojë ata. Kemi zbatuar atë që kemi premtuar. Nuk na ka dalë gjithmonë t’i realizojmë ato në kohën që kemi dëshiruar, sepse jeta sjell shumë të papritura, sidomos jeta politike ka të papriturat e saj”, deklaroi kryesocialisti.

Scroll to Top