Fjalët e fundit të Ramës për Ballukun: “Paç fatin që meriton, çfarëdo qoftë ai!”
Në përfundim të fjalës së tij, e cila zgjati mbi një orë, kryeministri Edi Rama falënderoi Belinda Ballukun për drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për gjashtë vite. Ai shtoi se në përballjen e saj me drejtësinë, ajo do të ketë në krah vetëm avokatët e saj.
Rama deklaroi se kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut nuk është e justifikuar me provat e dorëzuara nga Prokuroria e Posaçme. Ai theksoi gjithashtu nevojën për të marrë parasysh faktin se Balluku është prind i vetëm i një vajze të vogël.
Fjalimin e tij, Rama e mbylli me një kërkim faljeje ndaj Ballukut për mospranimin e tre dorëheqjeve të dorëzuara prej saj. Ai i kujtoi ish-ministres, tashmë deputete, se në betejën me drejtësinë do të ketë në krah vetëm avokatët.
Më tej, Rama tha: “E falënderoj Belindën për punën e madhe që bëri në detyrat që i besova për 6 vjet me radhë dhe i uroj fatin që meriton, cilido qoftë ai. Në betejën ligjore, ajo do të ketë në krah vetëm avokatët e saj.”
“I kërkoj ndjesë për refuzimet e përsëritura të të tre dorëheqjeve të veta, pavarësisht interesit të saj apo edhe pikëpamjes së disa shokëve këtu për të lehtësuar presionin mbi të apo mbi ne. I kam refuzuar sepse gjyqësori u shkëput, pa ose me dashje, këtë do ta mësojmë dhe të jeni të sigurtë që po e mësova do tua tregoj. U shkëput në territorin e pavarësisë së pushtetit të pavarur ekzekutiv dhe legjislativ.”
“Pushteti këtu buron nga vota e popullit dhe kjo do të jetë e patolerueshme sa të jem unë në këtë detyrë.”
