Mër. Dhj 19th, 2018

Rama: Jemi e para qeveri që mendoi për godinat studentore pas viteve 1990

TIRANË, 7 dhjetor. – Financimi prej 18.8 milionë eurosh nga qeveria gjermane për përmirësimin e kushteve të godinave studentore, është financimi i parë serioz i siguruar më parë nga ndonjë qeveri, për të përmirësuar kushtet e jetesës për studentët.

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një video ku shihet qartë transformimi që po pësojnë godinat studentore nga financimi prej 18.8 milionë eurosh, ku sipas tij, është edhe investimi i parë serioz që ka ndërmarrë më parë ndonjë qeveri.

“Meqë jemi e para qeveri që është kujtuar për konviktet e studentëve (kohë më parë), kemi siguruar financimin 18.8 mln € nga qeveria gjermane, kemi nisur investimin e parë serioz qysh prej vitit 1990 për godinat studentore, thashë t’ua ve përpara syve këtë video të sotme, të gjithë atyre që dje u dukej si lodër 3D postimi i kantierit të Rilindjes së Qytetit Studenti”, shkruan Kryeministri.

Nga fondi, pritet që godinat studentore të pësojnë një transformim rrënjësor, si në hapësirat e jashtme, ashtu edhe në ato të brendshme, duke bërë më të favorshme kushtet e jetesës për studentët. /e.caushi/

Kategori