Rama kritikon Kushtetuesen per pezullimin e Ballukut

Rama reagon ashpër për pezullimin e Ballukut: Budallallëk botëror. Gjykata Kushtetuese nuk gjeti forcën për të mos lejuar rimarrjen peng të qeverisë.

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila la në fuqi vendimin e GJKKO (Gjykata e Durrësit për Krimet e Korrupsionit dhe Organizuar) për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra e zëvendëskryeministres dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Balluku është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera.

Sipas kryeministrit, Gjykata Kushtetuese nuk e gjeti forcën për të mos lejuar “rimarrjen peng të qeverisë” me këtë vendim të dhënë nga GJKKO. Ai shtoi se Shqipëria u bë për herë të dytë, në pak muaj, shembulli i parë i një “budallallëku botëror”.

Rama theksoi se:

  • As prokurori që ka kërkuar masën e pezullimit nga detyra, nuk e akuzon Ballukut për korrupsion.
  • Gjykata Kushtetuese nuk e ka gjetur forcën për të mos e lejuar rimarrjen peng të Qeverisë së Shqipërisë, me një mjet të paparë dhe të padëgjuar në botën demokratike, siç është pezullimi i një anëtari qeverie nga një prokuror dhe një gjykatës nga një seancë paraprake, pra pa filluar akoma gjyqi.
  • Kështu Shqipëria bëhet për herë të dytë në dy muaj shembulli i parë i një budallallëku botëror.
  • Gjykata Kushtetuese u mbyt në lugën e ujit të turbullt, të atyre që Servantesi në librin e tij të famshëm “Don Kishoti i Mançes” i quan arsyet e mosarsyes.
  • Mosvendimmarrja e GJK-së e kthen në fuqi pezullimin e ministres, pavarësisht se nuk akuzohet për korrupsion as nga vetë prokurori që shpiku pezullimin e një anëtari të qeverisë.
  • Zhbërja e kësaj shpikjeje 100% “Made in Albania”, e drejtësisë së re dhe ende të papjekur shqiptare, e cila nuk ka lidhje me rastin konkret, mbetet një domosdoshmëri për të rigarantuar pavarësinë ekzekutive të parlamentit nga pushteti gjyqësor.
  • Ne do ta vazhdojmë këtë betejë ku na thirri me pahir çartja antidemokratike e pezullimit të një anëtari qeverie dhe ku, fatkeqësisht, na mban akoma sot pafuqia e GJK-së për të marrë një vendim shumë të thjeshtë.
  • Mjafton të marrësh shembull të gjitha vendet e botës bashkë dhe nuk do të gjesh dot një gjë të ngjashme, por një vendim po aq të drejtë dhe të nevojshëm për të mos e lënë Shqipërinë vendin e vetëm në planet, ku sot aktualisht, me këtë brutalitet të rilegjitimuar nga kjo mosvendimmarrje, vetë Presidenti i Republikës mund të pezullohet nga i pari prokuror që gdhihet me këtë mendim në kokë.
Scroll to Top