Rama kritikon PD: “Një hale”, ish-deputeti i PS-së

Rama thumbon Partinë Demokratike: Një hale

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste të Njësisë nr. 7, ka bërë komente kritike rreth Partisë Demokratike, duke e cilësuar atë si një “hale”.

Duke u shprehur para socialistëve, Rama përmendi shembullin e ish-deputetit demokrat Halit Valteri, i cili kohët e fundit iu bashkua Partisë Socialiste. Rama, duke e përshëndetur Valterin me humor si një “ballist” që tani i është bashkuar PS-së, u shpreh për Partinë Demokratike se ajo nuk përfaqësonte një parti politike, por “një hale”.

“Ka vetëm një arsye pse ne i arrijmë 83 mandate, sepse ne kemi parti. Ata s’kanë parti. Atje kanë marrë fund partitë. Nuk ka parti atje që të mblidhen kështu siç mblidhemi ne me kryetarë organizatash. Ku kanë ata? Kjo është një forcë e madhe që kemi, duhet ta përmirësojmë, duhet ta freskojmë, duhet ta motivojmë, sepse kjo është forca jonë. Ja ku është dhe ai ballisti Halit Valteri. Kujtonte se kishte parti, ika thoshte ika nga Partia Demokratike. Po ç’parti ike? Ike nga një hale atje. Edhe erdhe gjeti parti këtu. Dhe nuk i ndahet më zemra nga PS, ballist është deri në fund. Të marri dhe ca të tjerë? T’i marrë po ku ti marri? Ne i presim të gjithë, mirë se të vijnë. Ne i duam të tërë të vijnë këtu. Në rregull jemi Këto kisha unë.”, ka deklaruar ai.

Scroll to Top