Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke deklaruar se ata i kanë kushtuar një “çarçaf të gjatë”. Rama sqaron se nuk ka asnjë garë me Vetëvendosjen për çështjen e ish-luftëtarëve të UÇK-së, duke theksuar se kjo e fundit ngatërron marrëdhëniet institucionale mes Kosovës dhe Shqipërisë me balotazhet e zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Ai i kujton Vetëvendosjes se pozicionet e tyre të mëparshme lidhur me Gjykatën Speciale dhe Hashim Thaçin kanë qenë të ndryshme nga qëndrimi i tij. Rama ka denoncuar si farsë proceset kundër Thaçit dhe të tjerëve, ndërsa thekson se Vetëvendosja ka lëvizur pak në këtë drejtim.
Kryeministri sqaron gjithashtu se Gjykata Speciale u ngrit për trafik organesh dhe jo për të marrë peng Presidentin e Kosovës. Ai deklaron se nuk është organizator apo folës i protestës “Drejtësi për Çlirimtarët”, por e mbështet plotësisht atë dhe do t’i bashkohej si pjesëmarrës i thjeshtë, nëse nuk do të dëmtonte qëllimin e saj çdo politizim.