Hën. Nën 19th, 2018

Rama: Lekët e shpifjeve do i bëjmë përparëse kopshti

TIRANË, 14 tetor . Kryeministri Edi Rama thotë se paratë e shpifjeve do bëhen përparëse kopshti. Ai iu referua një akuze të fundit të publikuara nga Sali Berisha përmes të ashtuquajturit qytetar digjital për “koston marramendëse” të këmishave që vesh kryeministri.

Kryeministri Rama thotë se çdo akuzë e cila rezulton shpifje do dënohet dhe paratë e marra do shkojnë investim për kopshte.

“S’jam marrë kurrë me këtë qenef digjital, po në çdo vend demokratik (+në ligjin shqiptar) çdo përhapës i shpifjes dënohet njësoj si shpifësi! Kjo shpifje do shkojë në gjyq. Hugo Bossi im quhet Arjan, qepja si në NjuJork çmimi si në Tiranë. Lekët e gjyqit do i bëjmë përparëse kopshti”, thotë kryeministri Rama. /j.p/

Kategori