Rama shkarkon edhe drejtorin e antikorrupsionit
Qeveria ka liruar nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, është shkarkuar nga detyra Insidor Rexhepi dhe në vend të tij është emëruar Skerdi Tushi.
“Z. Skerdi Tushi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit. Z. Insidor Rexhepi, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit, lirohet nga kjo detyrë”, thuhet në vendimin e qeverisë.
