Rama mbledh deputetët e PS me urgjencë

Rama mbledh me urgjencë deputetët në selinë rozë në orën 19:00

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një mbledhje urgjente këtë të mërkurë me deputetët e Tiranës. Mbledhja do të zhvillohet në orën 19:00, në selinë e Partisë Socialiste.

Ky takim vjen pak orë pas takimit që Kryeministri zhvilloi me kryetarët e Komisioneve Parlamentare të mazhorancës dhe kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Gjithashtu, ky është takimi i parë i Ramës pas anulimit të zgjedhjeve në Tiranë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të kësaj të hëne.

Scroll to Top