Rama në fushatë për të mbuluar dështimet

“Punët për Shqipërinë”, Rama në fushatë për të mbuluar dështimet

Takimi i sotëm i kryeministrit Edi Rama me ministrat dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste shënon fillimin e një parafushate elektorale. Siç mëson Lapsi.al, kjo parafushatë do të vijojë deri më 12 qershor, datë që përkon edhe me 35-vjetorin e themelimit të PS-së.

Nën sloganin “Punët për Shqipërinë”, Rama dhe ministrat do të jenë në terren në të gjithë vendin, me qëllim përballjen me qytetarët dhe njëkohësisht për riorganizimin e partisë. Pas qëndrimit të tij ndaj reformës në drejtësi, ku u bë mburojë për ish-ministren Belinda Balluku, sondazhet e brendshme të PS-së nxjerrin rezultate jo të mira, sidomos në Tiranë.

Tani që, sipas autorit, “maskat kanë rënë dhe mbreti është lakuriq”, Rama ndien se pozitat e tij në opinionin publik dhe në kancelaritë evropiane nuk janë më si më parë. E gjithë kjo lëvizje ka për qëllim të mbushë këtë zbrazëti të madhe të krijuar nga korrupsioni, keqqeverisja dhe përplasja me drejtësinë.

Rama dhe qeverisja e tij janë në një stanjacion të plotë dhe rikuperimi me kredo të reja morale apo performancë të qeverisë duket të jetë një mision i pamundur.

©LAPSI.al

Scroll to Top