Hën. Nën 19th, 2018

Rama në Lezhë: Frytet e reformave do i gëzojnë gjeneratat e reja

Fushata e anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste ndali Edi Ramën në Lezhë, ku u shpjegoi të rinjve të FRESSH-it ndryshimin që sipas tij arrin të sjellë politika.

“Politika dje thoshte se kush fitonte më pak duhet të paguante më shumë, që një furrë buke në Lezhë duhet të paguajë më shumë taksa se 15-katëshi në Tiranë. Sot, është e kundërta”, u shpreh Rama.

Sipas Ramës ka disa tipare që e bëjnë PS-në unike mes forcave politike shqiptare.

“E vetmja që s’ka tradhtuar interesat kombëtare dhe që di të bëjë qytete”, tha kryeministri.

Socialistëve të rinj u bëri edhe një përshkrim të kundërshtarit.

“Dele me makina bashkë, për ta është vizion, Bathorja mrekullia e 8, vizion që të çon për lesh dhie”, tha Rama.

Për ata që i kërkojnë rezultatet e reformave, Kryeministri pranoi se frytet e tyre do t’i gëzojnë gjeneratat e tjera.

“Reformat që bëjmë sot janë baza e nesërme, do i gëzojnë ata që sot janë fëmijë”.

Ne Lezhën e Fishtës është deputet Pjerin Ndreu, që përfitoi nga rasti t’i çonte fjalë kolegeve të partisë se edhe ai ka libra.

“Kam një bibliotekë të madhe…. do ja them edhe Mirelës, por po ja them kryeministrit”, tha Ndreu.

Për të treguar që edhe i lexon, recitoi disa vargje nga Migjeni.

InfoPasqyra/tch

Kategori