Mbledhja e përbashkët me qeverinë italiane, zbulohet agjenda
Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Romës për të marrë pjesë në takimin e parë G2G (qeveri me qeveri) me Italinë. Ky takim, një mbledhje e përbashkët e dy qeverive, synon thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes vendeve përmes projekteve të përbashkëta në fusha si ekonomia, energjia, mbrojtja dhe infrastruktura.
Sipas informacionit zyrtar nga Kryeministria, të enjten Rama do të takohet me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni. Më pas, së bashku me delegacionin e ministrave që e shoqëron, do të marrin pjesë në seancën plenare të mbledhjes ndërqeveritare.
Në agjendën e ditës së enjte është parashikuar gjithashtu edhe shkëmbimi i Marrëveshjeve Dypalëshe dhe Memorandumeve të Mirëkuptimit.
