Die. Sht 23rd, 2018

Rama në Vlorë: Qeveria di se çfarë bën!

Në Vlorë u inaugurua impianti i përpunimit të ujrave të zeza, ku pasditen e së dielës ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se, “kjo vepër është shumë e rëndësishme për mjedisin dhe turizmin”. Rama theksoi se pas polemikave për Lungomaren, tashmë vlonjatët po heshtin për punimet në bulevard, pasi kanë kuptuar se qeveria di se çfarë bën.

“Në krahasim me Lungomaren, vlonjatët nuk kanë ankesa për bulevardin. E kanë kuptuar që projektet gjykohen në fund. Ne e dimë se çfarë duam dhe e dimë se çfarë bëjmë për të shndërruar infrastrukturën e Vlorës”, u shpreh Edi Rama.

InfoPasqyra/tch

Kategori