Rama shpjegon debatin me Spiropalin dhe mediat

Rama rikthehet te debati me Spiropalin në grupin e PS

Kryeministri Edi Rama iu referua sërish sot përplasjes që pati një javë më parë në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, me ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali. Gjatë mbledhjes së Asamblesë socialiste në Baldushk, Rama shprehu pakënaqësi për mënyrën se si mediat pasqyruan ngjarjen.

Rama tha se në shtatë orë mbledhje të zhvilluar të shtunën e kaluar, ku diskutoheshin punët dhe shqetësimet e qytetarëve, mediat kombëtare fokusuan vëmendjen e tyre kryesisht te debati mes tij dhe deputetëve.

“Qëndruam në atë mbledhje nga ora 11 deri në 6 pasdite, faktikisht kishim 7 orë mbledhje. Nga të gjitha diskutimet që bëmë, mediat, duke mos përfshirë këtu portalet apo mediumet e vogla, por duke iu referuar mediave kombëtare, lajmin kryesor e bënë se çfarë i thashë unë njërit, çfarë i thashë tjetrës… ku është ky lajm për popullin dhe njerëzit?” u shpreh Rama.

Ai shtoi se problemi më i madh lind kur qarkullojnë gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra.

“Po më thoshte Xhemali (Qefalia) se këtu kanë shkuar mbi 100 aplikime për paketën e maleve. Ky është interes i të gjithëve, sepse për një agroturizëm apo bujtinë, do të punësohen njerëz nga kjo zonë, është e lidhur me prodhimin në këtë zonë. Prandaj, ne duhet t’i diskutojmë këto me njëri-tjetrin,” theksoi kryeministri.

Scroll to Top