Mër. Tet 17th, 2018

Rama takon Presidentin Macron, pritet vizita e tij në Tiranë

TIRANË, 12 tetor. – Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se shumë shpejt do të zhvillojë në Tiranë një takim me Presidentin francez Emanuel Macron.

Kryeministri Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale duke bashkëbiseduar më Presidentin Macron për bashkëpunime dypalëshe mes vendeve.

Kryeministri Rama shkruan: “Me Presidentin Macron për bashkëpunimin dypalësh dhe vizitën e tij të pritshme në Tiranë”.

Takimi mes Kryeministrit Rama dhe Presidentit francez Macron është zhvilluar në Erevan të Armenisë ku po zhvillohet Samiti i 17-të i Frankofonisë.

/e.caushi/

Kategori