Rama: Tunelet e torturës në Gaza, të ruhen si dëshmi paqeje. Hamasi të çarmatoset
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Hamasi është përgjegjës për vuajtjet e popullit në Gaza dhe se pa çarmatosjen e tij, asnjë paqe nuk mund të zgjasë dhe nuk mund të arrihet.
Në parlamentin izraelit, Rama tha se tunelet e torturës në Gaza duhet të ruhen si dëshmi paqeje.
“Më lejoni t’iu marr me vete shumë larg, me Jerusalemin, në qendër të Tiranës. Është një tunel në qendër të Tiranës, ndërtuar për të torturuar armiqtë e popullit ose për t’u strehuar nga ndonjë sulm, i ndërtuar nga një regjim që kishte frikë çdo dritë lirie. Kjo memorie më ka bërë gjithnjë të kem kujtime. Më ka ardhur keq që shumë media e kanë përshkruar Gazën si burg në qiell të hapur, por kanë dështuar të sjellin në vëmendje kush është xhelati atje. Fajtori është Hamasi dhe askush tjetër. Prandaj, derisa Hamasi të çarmatoset dhe të çmontohet, asnjë paqe nuk mund të zgjasë dhe nuk mund të arrihet.
Sot, ai tunel që ju fola pak më parë në Tiranë është transformuar në një hapësirë e dedikuar viktimave, të atyre që ndërtuan tunelin. Në ato tunele ku Hamasi vrau dhe torturoi pengjet izraelite, do të ruhen si pjesë e rikonstruktimit dhe rindërtimit të Gazës, që të jetë dëshmi e paqes afatgjatë që mund të arrihet dhe si shembull e memories kolektive që nuk duhet të harrojë dhe të sjellë vuajtjet e izraelitëve dhe palestinezëve.
Uroj që trupat e vrarë nga Hamasi të jenë si qirinj të ndezur dhe si shenjë e përjetshme, e paharruar për terrorin dhe horrorin e ndërmarrë e vepruar nga Hamasi. Ata që harrojnë të shkuarën e tyre, janë të dënuar ta rijetojnë atë. Shqiptarët sjellin mësim shumë të mirë se çfarë është e aftë të sjellë [kjo situatë], si ajo në Shqipëri,” theksoi Kryeministri Rama.
