Raportet burgut: Gilmando Dani, i rehabilituar & i parrezikshëm?

Raportet e burgut: Gilmando Dani ishte i rehabilituar dhe i parrezikshëm

Gazetarja Lindita Çela, e ftuar në studion e emisionit “ÇdoKënd” me Merita Haklaj në A2CNN, zbuloi se Gilmando Dani, viktima e atentatit në Rinas, në raportet e tij rezultonte “i rehabilituar dhe i parrezikshëm”.

“Të gjitha raportet e Drejtorisë së Burgjeve e përshkruanin viktimën si një person totalisht të rehabilituar dhe të parrezikshëm. Unë e besoj plotësisht këtë dhe nuk kam asnjë pikë dyshimi. Unë po ngre dyshimet e mia lidhur me faktin se si është emëruar një person në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, kur vetë agjencia deklaron se ka rregulla të caktuara, filtra të qartë dhe dokumentacion që duhet përmbushur,” tha Çela.

“Kam tre ditë që ngre pyetje dhe ende nuk kam marrë përgjigje. Më pas, po themi sa përmasa ka marrë krimi i organizuar. SPAK vetë ka deklaruar se ka nën hetim një numër të konsiderueshëm policësh, bazuar në raportime apo edhe komunikime në Skype, ku përfshihen edhe prokurorë,” shtoi gazetarja.

Scroll to Top