Raporti Manja: Belinda Balluku nuk ka kryer vepër korruptive

Raporti për Ballukun/ Manja: Nuk ka kryer vepër korruptive

Në emër të shumicës së anëtarëve të Këshillit të Mandateve, deputeti Ulsi Manja prezantoi raportin lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Manja rikujtoi se kallëzimi i parë penal është bërë në gusht të vitit 2024 nga ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa një kallëzim i dytë është depozituar në shtator të po atij viti nga Gazment Bardhi. Sipas tij, më pas, në vitin 2025, këto dy procedime janë bashkuar në një procedim të vetëm penal, i cili tashmë ka një numër unik dhe mbi të cilin po zhvillohen hetimet.

Manja theksoi gjithashtu se kallëzimet e vitit 2024, të cilat lidhen me veprën penale “shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”, përkojnë me një periudhë parazgjedhore. Ai shtoi se kjo vepër penale nuk klasifikohet si korrupsion, por si një vepër me natyrë administrative-penale.

“Në lidhje me faktin nëse kërkesa është bërë nën ndikime politike. Ndonëse mbrojtësit e Ballukut nuk bënë pretendime, ama këshilli konstaton një fakt publik: kallëzimi i bërë në gusht 2024 është bërë nga Lulzim Basha, ish-kryetar i PD. Kallëzimi i dytë, në shtator 2024, nga Gazment Bardhi, i cili ka qenë në kushtet e konfliktit të pastër të interesit. Më vonë pastaj, në 2025, këto dy procedime penale janë bashkuar në një procedim penal dhe që sot mban një numër unik procedimi, mbi bazën e të cilit po zhvillohen hetimet. Viti 2024, kohë kur u bënë kallëzimet për veprat penale ‘shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike’, që nuk është një vepër korruptive, por është një vepër me natyrë administrative penale, koincidon me një periudhë parazgjedhore”, tha ndër të tjera Manja.

Scroll to Top