Raporti mes Ramës dhe Kurtit: Tensione diplomatike pas homazheve

VIDEO interesante: Rama komunikon me fjalë dhe gjeste, Kurti mbetet pasiv

Pas homazheve të zhvilluara për Fatos Nanon, gjatë ecjes në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kamerat kanë fiksuar një moment të veçantë. Kryeministri Edi Rama shihet duke u përfshirë në një bisedë, ndërsa homologu i tij, Albin Kurti, ecën pranë tij pa treguar asnjë reagim, duke mos kthyer kokën apo duke thënë ndonjë fjalë.

Pamjet filmike tregojnë Ramën duke komunikuar me anë të gjesteve dhe fjalëve, ndërkohë që Kurti duket i painteresuar, nuk jep shenja reagimi, nuk e sheh dhe nuk i përgjigjet.

Ky video tregon qartë “akullin diplomatik” mes dy kryeministrave. As protokolli zyrtar, as zhurma e kortezhit nuk mundën të mbulonin këtë moment: njëra palë kërkoi komunikim, ndërkohë që tjetra nuk reagoi.

Për publikun, këto pak sekonda ishin të mjaftueshme për të kuptuar shumë. ©Lapsi.al

Scroll to Top