Raporti ODIHR: KQZ fton për reformë zgjedhore brenda një viti

Raporti i ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, KQZ: Reforma Zgjedhore duhet të përfundohet brenda një viti

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka reaguar pas publikimit të raportit final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e mbajtura më 11 maj. Celibashi thekson se raporti ofron një pasqyrë të plotë të procesit zgjedhor dhe nënvizon nevojën që të gjithë aktorët politikë të tregojnë përgjegjshmëri institucionale për trajtimin e gjetjeve dhe rekomandimeve të tij.

Ai u bën thirrje partive politike, veçanërisht atyre parlamentare, të angazhohen për të përfunduar reformën zgjedhore brenda një viti.

“Gjykimet dhe vlerësimet nga pozita e jashtme nuk kanë ndonjë dobi. Partitë politike, sidomos ato parlamentare, duhet të angazhohen për të përfunduar një reformë domethënëse zgjedhore brenda një viti”, shkruan ai.

Lidhur me vlerësimet e raportit për KQZ-në, Celibashi shprehet se komentet pozitive për administrimin e procesit janë një shtysë për të bërë edhe më mirë.

Reagimi i plotë:

Të punuarit mbi gjetjet dhe rekomandimet e Raportit Final të ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit, i cili përbën një pasqyrë të plotë të këtyre zgjedhjeve, do të jetë shenjë serioziteti dhe përgjegjshmërie institucionale dhe politike e të gjithë aktorëve të lidhur me procesin zgjedhor.

“Gjykimet dhe vlerësimet nga pozita e jashtme nuk kanë ndonjë dobi. Partitë politike, veçanërisht ato parlamentare, duhet të angazhohen për të përfunduar një reformë domethënëse zgjedhore brenda një viti.”

Sa i përket KQZ:

Vlerësimet pozitive, thuajse për gjithçka që ky institucion bëri në lidhje me përgatitjen dhe administrimin e këtyre zgjedhjeve, janë një inkurajim për të bërë akoma më mirë atë që duhet bërë.

Scroll to Top