Mër. Jan 23rd, 2019

“Real Madrid” kërkon mbrojtësin e talentuar të Portos

TIRANË, 9 Janar . Reali i Madridit ndodhet në një moment të vështirë dhe blerjet janë më se të nevojshme.

Pasi arriti të siguronte shërbimet e Brahim Diaz, Florentino Perez është hedhur në sulm për një qendërmbrojtës.

Gazeta Marca raporton se mbrojtësi Eder Militaos, është objektivi kryesor i Los Blancos.
20-vjeçari brazilian është pjesë e Portos, luan në qendrën e mbrojtjes, bën mirë rolin e mbrojtësit të djathtë dhe në momente të nevojshme luan mirë dhe në pozicionin para mbrojtjes.

Braziliani ka kontratë me Porton deri në vitin 2023, ndërsa Militao, ka një klauzolë prej 42 milionë eurosh.

Reali është gati të paguajë dhe të mbyllë bisedimet, pasi në fund të sezonit klauzola e lojtarit kalon në 50 milionë euro.

/gj.m/ /a.g/

Kategori