Redi Muçi i kërkon dorëheqjen Belinda Ballukut

Redi Muçi: Balluku të japë dorëheqjen, jo të japë mësime.

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ka reaguar ashpër në Kuvend menjëherë pas fjalimit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK. Ai kundërshtoi fjalimin e Ballukut, duke theksuar se si e pandehur, ajo nuk duhet të flasë për çështjet e drejtësisë në Kuvend.

“Si e pandehur, ajo që ka për t’i thënë drejtësisë, t’ia thotë asaj dhe jo të vijë të japë mësime këtu. E para, siç pretendoni ju nga PS që mbështesni drejtësinë, secili që merret i pandehur të japë dorëheqjen dhe jo të vijë në Kuvend e të japë mësime për sistemin e drejtësisë. Në vend të kësaj, duhet të flasim për gjërat për të cilat jemi mbledhur këtu,” – u shpreh Muçi.

Scroll to Top