Rei Manaj shënon, skuadra e tij në vështirësi

VIDEO/ Rei Manaj shënon golin e parë për skuadrën e tij, nevojitet një mrekulli në transfertë

Skuadra e Al Sharjah përballet sot me Al Ain në ndeshjen e dytë të vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Emirateve të Bashkuara Arabe, ku i nevojitet një rezultat pozitiv për të përmbysur disfatën nga takimi i parë. Rei Manaj shënoi golin e parë për skuadrën e tij në minutën e 30-të të takimit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shfrytëzoi në mënyrë të shkëlqyer një krosim në zonë, duke dërguar topin në rrjetë.

Për ekipin e Manajt dhe Feta Fetait, për të vazhduar garën, i nevojitet një mrekulli. Goli i Manajt ngushtoi shifrat, pasi Al Ain po kryesonte me rezultatin 2 me 0. Duke marrë parasysh se Al Ain fitoi 3 me 1 në transfertë, sot do të ishte një befasi e madhe nëse skuadra e Manajt do të arrinte të përmbyste rezultatin.

Aktualisht, Al Sharjah i duhen edhe tre gola të tjerë për të çuar sfidën në kohë shtesë. Rei Manaj e ka nisur ndeshjen si titullar, ndërsa Fetai ndodhet në stol, duke pritur mundësinë e tij për të hyrë në fushë.

Golin e shënuar nga Rei Manaj mund ta shihni në linkun e mëposhtëm (linku origjinal i videos). (PANORAMASPORT.AL)

Scroll to Top