Hën. Sht 24th, 2018

Renato Mekolli kthehet në Top Channel me një prej formateve më të ndjekur në botë

<!– GazetaExpress E enjte, 06 Shtator 2018 18:39–>

Më në fund, gjithçka është zbuluar. Shef Renato do të rikthehet në ekran dhe tashmë çdo gjë është zbardhur.

“Hell’s Kitchen” është formati që do ta nxjerrë sërish shefin ngë kuzhina dhe do ta sjellë në Top – aty ku edhe e nisi kontaktin e parë me publikun.

“Hell’s Kitchen” është një prej formateve më të ndjekura në Amerikë dhe në Brfitani, një program gatimi, nën drejtimin e shefit të rreptë të kuzhinës, Gordon Ramsay. Të gjithë ata që e kanë ndjekur, e dinë mjaft mirë “lojën” e pamëshirshme që luhet mes konkurrentëve dhe “dënimeve” të atyre që nuk ia dalin dot deri në fund.

Pas eksperiencës në “Masterchef Albania”, aty ku Mekolli spikati për natyrën e ashpër me konkurrentët në garë, tani vjen me një program edhe më zbavitës.

Ky reality show ka në fokus dy skuadra. Të gjithë konkurrentët jetojnë në një shtëpi të përbashkët dhe përballen me sfida të reja gatimi javë pas jave. Kuptohet, ai që do të gjykojë recetën e të gjithëve është Renato. Gara përmban edhe dënime të ndryshme, deri edhe qesharake, gjatë javëve. Në fund, ai që ua del të gjitha sfidave, do të shpërblehet me një çmim të madh.

LajmiFundit

Kategori