Reshje, Përmbytje e Bllokime Rrugësh në Zona të Vendit

Bllokimi i rrugëve dhe përmbytja e dhjetëra banesave pas reshjeve të dendura.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të shumta në disa zona të vendit, duke krijuar situata të vështira për banorët. Pamjet tregojnë qartë pasojat e kësaj situate.

Në fshatrat Kullë, Hamallë dhe Rrushkull të Sukthit, disa banesa janë përmbytur dhe rrugë janë bllokuar.

Në Manzë, raportohet se rreth 48 shtëpi janë prekur nga prurjet e ujit.

Ndërkohë, në bashkinë Krujë, në Thumanë, Borizanë dhe Mazhë, po punohet intensivisht për hapjen e kanaleve dhe zhbllokimin e rrugëve.

Në lumin e Drojës po kryhen punime për forcimin e argjinaturës, me qëllim parandalimin e daljes së tij nga shtrati.

Aktualisht, niveli i ujit ka filluar të bjerë.

Scroll to Top