Reshjet e para të dëborës në Korçë

Reshjet e para të dëborës në qarkun e Korçës

Mëngjesin e sotëm, zona e Dardhës është mbuluar nga reshjet e para të dëborës. Reshje të tjera janë regjistruar gjithashtu në zonat e Vithkuqit dhe Shtyllës.

Sipas informacioneve paraprake, reshjet kanë filluar nga Kilometri 9. Ekipet e mirëmbajtjes janë tashmë në terren dhe po punojnë për të siguruar qarkullimin në rrugë.

Deri tani, situata nuk paraqet probleme, pasi reshjet nuk janë intensive. Gjithashtu, nuk janë shfaqur probleme në qarkullimin e automjeteve.

Scroll to Top