Rezultatet e Zgjedhjeve në Prishtinë: Gara e ngushtë

Numërim rekord në Kosovë: Garë kokë më kokë për Prishtinën (Shifrat)

Procesi i numërimit të votave në Prishtinë po zhvillohet me ritme të shpejta dhe gara mbetet tepër e ngushtë mes kandidatëve të LDK-së dhe LVV-së.

Sipas të dhënave më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 20:14, kandidati i LDK-së, Përparim Rama, kryeson me 51.30% të votave (36,974 vota), ndërsa kandidati i LVV-së, Hajrulla Çeku, ndodhet shumë afër me 48.70% (35,094 vota).

Deri tani janë numëruar 32.4% e votave, pra rreth 1/3. Rezultati mbetet ende i hapur dhe përfundimi i numërimit në vendvotimet e mbetura pritet me interes.

Scroll to Top