Rezultatet zgjedhore Maqedoni Veriut: Fitorja në komunat shqiptare

Rezultatet paraprake zgjedhore në Maqedoninë e Veriut: Kush po fiton në komunat shqiptare

Në Maqedoninë e Veriut po numërohen me shpejtësi votat për kryetarë komunash. Vëmendja kryesore është përqendruar te komunat me shumicë shqiptare.

Deri tani, koalicioni i partive shqiptare në qeveri, VLEN, udhëheq rezultatet në 7 komuna. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët (ASH) dhe Alternativa (AA), i udhëhequr nga BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim), kryeson gjithashtu në 7 komuna të tjera.

Ajo që bie në sy është se VLEN duket se ka fituar që në raundin e parë në Çair me kandidatin Izet Mexhiti. Bilall Kasami udhëheq rezultatet në Tetovë.

VLEN po ashtu udhëheq në Tearcë, Zhelinë, Dibër të Madhe, Bërnicë dhe Bogovinë.

Koalicioni ASH-AA ka shpallur fitoren në Gostivar, ndërsa udhëheq në Haraçinë, Butel, Vrapçisht, Likovë, Pllashnicë dhe Saraj.

Nga partitë maqedonase, VMRO-DPMNE, parti në pushtet, udhëheq në 55 komuna, ndërsa LSDM, parti në opozitë, kryeson vetëm në 7 komuna.

Lajm në përditësim…

Scroll to Top