Rezultatet Zgjedhore Vlorë e Berat: KQZ Miraton Fituesit

Zgjedhjet, KQZ miraton rezultatin për Vlorën dhe Beratin

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi sot tabelat përmbledhëse të rezultateve të zgjedhjeve për kryetarë bashkie në Vlorë dhe Berat. Këto zgjedhje të pjesshme vendore për kryetar bashkie u zhvilluan më 9 nëntor 2025.

Tabelat përmbledhëse të rezultateve u miratuan bazuar në tabelat e rezultateve të nxjerra nga çdo KZAZ (Komisioni Zona Administrative Zgjedhore) në zonat zgjedhore të bashkisë Berat dhe të bashkisë Vlorë, duke ndjekur procedurat e parashikuara në nenin 123 të Kodit Zgjedhor.

Në zgjedhjet e pjesshme vendore në bashkinë e Vlorës, fituese u shpall Brunilda Mersini, përfaqësuese e Partisë Socialiste, e cila mori 15 672 vota, ose 78,44% të votave. Kandidati Dionis Sota, i propozuar nga zgjedhësit dhe i mbështetur nga Partia Demokratike, mori 2 333 vota, ose 11,68%. Ndërkohë, Gjergji Nika, kandidat i pavarur i propozuar nga zgjedhësit, mori 1 975 vota, ose 9,88%.

Në bashkinë e Beratit, kandidati i PS, Ervin Ceca, mori 13 050 vota, ose 83,35%. Pavlo Shkarpa, kandidat i propozuar nga zgjedhësit dhe i mbështetur nga PD, mori 2 607 vota, ose 16,65%.

Scroll to Top