ZYRTARE: Çelsi i rinovon kontratën kapitenit Ris Xhejms deri në vitin 2032
Kapiteni i Çelsit, Ris Xhejms, ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2032. Lajmi është bërë publik nga klubi londinez përmes një komunikate në rrjetet sociale.
Kontrata e tij aktuale do të skadonte në qershor të vitit 2028, por klubi ka vendosur t’i besojë mbrojtësit të krahut edhe për gjashtë vite të tjera.
Xhejms, i cili iu bashkua Akademisë prestigjioze të Çelsit në moshën gjashtëvjeçare, është zhvilluar në një lojtar kyç për ekipin e parë. Ai trashëgoi shiritin e kapitenit nga ish-lideri Azpilikueta dhe ka luajtur mbi 200 ndeshje për klubin, duke fituar pesë trofe. Mes tyre spikasin Liga e Kampioneve në vitin 2021 dhe dy Kupa Botërore të Klubeve FIFA. Ai gjithashtu ka mbajtur shiritin e kapitenit në më shumë se 50 raste.
Si tifoz i Çelsit që nga fëmijëria, Xhejms ka treguar aftësinë e tij për të luajtur në role të shumta, duke u përshtatur si mesfushor qendror, sulmues anësor i djathtë apo mbrojtës krahu.
“Jemi të emocionuar për Ris dhe mezi presim të shkruajmë kapitullin tjetër në udhëtimin e tij 20-vjeçar te Çelsi. Urime, Ris!” thuhet në deklaratën zyrtare të klubit.
