E paprecedentë: River Plejt nuk mund të grumbullohet para Superclasicos, arsyeja është këngëtarja shqiptare
Në Argjentinë, ku futbolli trajtohet si fe dhe Superclasico mes Boka Zhuniors dhe River Plejt konsiderohet ngjarja më e madhe e vitit, po ndodh diçka e papritur!
River Plejt nuk do të mund të zhvillojë grumbullimin tradicional në stadiumin “Monumental” para derbit të së dielës në mbrëmje. Arsyeja është e thjeshtë dhe e qartë: stadiumi është zënë për dy koncerte madhështore të këngëtares shqiptare Dua Lipa, e cila ka mbushur me fansa një nga arenat më të bukura të botës për të performuar muzikën e saj.
River Plejt kishte kthyer në traditë grumbullimin në stadiumin e saj gjithmonë para ndeshjes në transfertë kundër Bokës, duke krijuar një atmosferë elektrizuese. Megjithatë, këtë herë, për shkak të koncerteve të Dua Lipës, ky grumbullim në stadium do të anashkalohet.
