Robot Humanoidvallëzon përballë Putinit, truprojat habiten

VIDEO/ Truprojat e liderit rus habiten nga vallëzimi i robotit përballë Putinit

Një robot humanoid me inteligjencë artificiale ka dhuruar një shfaqje përballë Vladimir Putinit gjatë një ekspozite të organizuar nga Sberbank, banka më e madhe e Rusisë.

Roboti, i quajtur Grin, iu prezantua presidentit rus dhe, para se të fillonte të kërcente, tha: “Emri im është Grin. Jam roboti i parë humanoid rus me AI të integruar. Kjo do të thotë se nuk jam thjesht një program në ekran, por një mishërim fizik i teknologjisë.”

Më pas, roboti filloi të lëvizte në ritmin e një kënge dhe madje i tha Putinit se ishte “kënga e tij e preferuar”.

Sberbank premton se softueri i Grinit do të përditësohet vazhdimisht dhe së shpejti do të integrohet në disa departamente të bankës si pjesë e një projekti pilot. Roboti do të kryejë edhe detyra fizike.

Gjatë demonstrimit, i cili u transmetua nga televizioni shtetëror, truprojat e Putinit ishin në gatishmëri maksimale. Njëri prej tyre u vendos menjëherë mes presidentit dhe robotit sapo ky i fundit mbaroi kërcimin, duke qenë “për çdo rast”.

Putin e quajti shfaqjen “shumë të bukur”, e falënderoi robotin dhe vazhdoi vizitën.

Ky incident ndodhi vetëm pak ditë pasi një robot tjetër rus me AI, i quajtur Aidol, dështoi spektakolarisht gjatë një prezantimi: sapo doli në skenë, u rrëzua përtokë.

Gjatë së njëjtës ekspozitë, Putin provoi edhe një ATM të ri të Sberbank-ut që, falë një kamere, të jep një raport të shpejtë shëndetësor bazuar në 10 tregues, përfshirë puls dhe presion. Presidenti rus tha me të qeshur se sapo kishte bërë kontrollin e rregullt dhe “gjithçka është në rregull”.

Scroll to Top