Rusia dështon me robotin e parë humanoid, ja momenti kur rrëzohet gjatë debutimit
Roboti i parë humanoid rus u rrëzua vetëm pak sekonda pas debutimit të tij në një event teknologjik në Moskë. Një video tregon momentin e rënies së AIDOL-it, ndërsa ndihmësit nxituan të shpëtonin situatën.
Roboti antropomorf, i njohur si AIDOL, u rrëzua menjëherë pasi doli në skenë. Pas disa hapave të parë, papritur humbi kontrollin e lëvizjeve dhe ra në dysheme, duke mobilizuar stafin që u vërsul ta mbrojë nga vëmendja e gazetarëve dhe të ftuarve, duke tërhequr perde të zeza.
Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Vladimir Vitukhin, i tha medias ruse RBK se roboti ishte testuar në kushte të ndryshme dhe rënia mund të ketë qenë për shkak të ndriçimit të pamjaftueshëm ose një defekti.
