Mar. Tet 23rd, 2018

ROBOTIKË – Njeriu është emocionalisht vulnerabël ndaj robotëve!

BERLIN, 7 gusht /ATSH-ANSA/ – Qeniet njerëzore janë emocionalisht më vulnerabël nga se mendohej përpara robotëve, sipas një eksperimenti në të cilin një grup vullnetarësh që duhej të fikte një robot refuzuan ta bëjnë këtë kur ky i fundit u kërkoi atyre që të mos e bëjnë këtë.

I publikuar në revistën shkencore “Plos One”, ky eksperiment është bërë nga studiuesit e universitetit gjerman “Duisburg-Essen”, të drejtuar nga Aike Horstmann.

“Ky studim analizon sferën e marrëdhënieve mes njeriut dhe robotit, për sa i përket cilësisë së ndërveprimit social që vendosim me robotin, kemi tendecën që t’i japim një qenieje artificiale karakteristikat e një qenie të gjallë. Për pasojë, kur roboti shpreh një kundërshtim për t’u fikur, ne kushtëzohemi në gjykimin tonë dhe i plotësojmë vullnetin”, thotë Antonio Frisoli, i larboratorit të robotikës perceptuese të shkollës së lartë “Sant’Anna” në Piza.

“Kjo ndodh sepse, personat kanë tendencë t’i konceptojnë robotot si entitete të gjalla që kanë një aspekt të ngjashëm me atë të njeriut dhe, ndonëse janë të vetëdijshëm se nuk janë qenie të gjalla, janë të influencuar në vendimet e tyre”, thekson Frisoli.

“Studime si ky, tregojnë mekanizmat e sjelljes bazë që aplikohen në marrëdhënien njeri-robot dhe na mundësojnë të kuptojmë se cila mund të jetë marrëdhënia mes njeriut androidit dhe agjentëve dixhitalë, kur ditët tona do të jenë të mbushura me asistentë robotikë”, përfundon ai. /G.S/

Kategori