Roma humbet ndaj Kaljarit, probleme në Serinë A

VIDEO/ Roma tronditet sërish, Kaljari e dominon dhe merr tre pikë

Roma nuk po kalon një periudhë të mirë këtë sezon, dhe kjo u reflektua në ndeshjen e sotme, ku skuadra e drejtuar nga Xhampiero Gasperini u mund 1-0 nga Kaljari në transfertë.

Jo vetëm rezultati, humbja e dytë radhazi në kampionat, por edhe loja e skuadrës ishte shqetësuese për “verdhekuqtë”, pasi ata ofruan pak gjëra në fazën ofensive.

Kaljari diktoi ritmin e lojës dhe kërkoi golin më intensivisht që në pjesën e parë. Situata u bë më e vështirë për Romën në fraksionin e dytë, kur në fillim të tij, Çelik u ndëshkua me karton të kuq.

Në fund, Gaetano ia doli të tundte rrjetën e portierit Svilar pas shumë sulmeve të Kaljarit, duke shënuar golin e fitores 1-0. Ky gol largon skuadrën nga Sardegna nga zona e rrezikshme e renditjes, ndërsa në të njëjtën kohë i shkakton probleme Romës në luftën për titullin në Serinë A.

Scroll to Top