Mër. Dhj 12th, 2018

ROMË – “Amnesty International” kritikon Italinë, Maltën dhe BE për migrantët

ROMË, 8 gusht /ATSH-ANSA/ – Amnesty International akuzoi Italinë dhe Bashkimin Europian për bashkëpunim me Libinë përmes një riforcimi të mbështetjes së tyre për rojat bregdetare kombëtare për të penguar nisjet dhe refugjatët  e kapur në det për t’i kthyer në vendet e tyre duke i ekspozuar ndaj dhunës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Amnesty drejton gishtin ndaj Italisë dhe Maltës duke i akuzuar për trajtimin e OJQ-ve në një mënyrë “armiqësore”.

Në periudhën qershor-korrik 2018,  rreth 721 refugjatë dhe imigrantë kanë humbur jetën në brigjet e Mesdheut dhe në të njëjtën periudhë numri i të personave që janë përpjekur për të kaluar Mesdheun nga Libia është rritur ndjeshëm pesë muajt e parë të vitit./os/

Kategori