Hën. Nën 19th, 2018

ROMË – Moscovici: Borxhi italian nuk rrezikon të përhapet në vende të tjera

ROMË, 19 tetor . – Tensionet për borxhin italian, kthyer në burim shqetësimi për tregjet financiare, nuk paraqesin rrezik të përhapen, deklaroi sot në Romë komisioneri europian për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici.

I pyetur për këtë rrezik, ndërsa spread-i, hendeku i mbajtur nën kontroll midis normave të interesit gjerman dhe atij italian, është rritur, Moscovici u përgjigj negativisht.

Por ai shtoi gjatë një konference shtypi se e gjitha kjo nënkupton se presim nga Italia që të jetë një vend tërësisht i angazhuar në zonën euro. I pyetur në lidhje me frikën e shfaqur nga disa analistë për një Italexit të mundshëm ( të daljes së Italisë nga eurozona), Moscovici u shpreh se e gjitha kjo nuk ka kuptim.

”Të mos flasim për atë që mund të shkatërrojë zonën euro’’, pohoi ai. / v.b/

Kategori